Takimi i tretë me radhë i Komitetit për Komunitete

Sot KK ( Komitetit për Komunitete) ka mbajtur takimin e tretë me radhë për këtë vit me këtë rend dite:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënën e pëlqimi për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;

3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër tё pronës se paluajtshme tё Komunës;

4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin nga taksa për legalizim të ndërtimeve pa leje për grat dhe ndërtimet në bashkëpronësi të burrit dhe gruas; dhe

5.Të ndryshme.

Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës që do të mbahet me 28 mars 2024 në sallën e Asamblesë Komunale dhe fillon ora 13:00.