Ballkani përsëri është vlerësuar për vitin 2023 nga FFK-ja, për punën dhe të arriturat

Në manifestimin tradicional “Laureatet e vitit” organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, Fc Ballkani është shpallur klubi më i mirë.

Poashtu çmimi kryesor për trajnerin e vitit, i ka takuar timonjerit tonë, Ilir Daja. Ftbollisti më i mirë i vitit 2023 është shpallur qendërmbrojtësi ynë unik, Lumbardh Dellova.

Numri 5 portokall e zi, është pjesë edhe e 11-shës së vitit bashkë edhe me 5 lojtarë tanë, duke filluar nga gardiani Enea Koliçi, të dy krahët fantastikë, Armend Thaqi e Lorenc Trashi, sikurse edhe mesfushori i jashtëzakonshëm Qëndrim Zyba e fantazisti, Nazmi Gripshi.

Albion Rrahmani që me nder mbrojti fanellen e Ballkanit gjatë dy edicioneve, është zgjedhur si golashënuesi i vitit.

Faleminderit të gjithëve që kanë vlerësuar punën nga e cila edhe rodhën sukseset tona, teksa ne s’do të ndalemi asnjë çast duke vazhduar të punojmë për një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin.