Henrik Shirko mund të rikthehet te skuadra me të cilën bëri emër në Kosovë.
Sipas informatave që posedon AsistiOnline.com, kroati mund të rikthehet te Peja pasi është konfirmuar sot edhe zyrtarisht si largim nga ekipi i Golden Eagle Yllit.
Shirko edhe në të kaluarën ishte pjesë e verdhezinjëve duke shkëlqyer me paraqitje dhe duke krijuar simpati të madhe në rradhët e klubit pejan, por që ishte larguar pa dëshirën e tij pas një zënke me një zyrtar të klubit.
Definitivisht Peja mund të jetë një destinacion i duhur për këtë lojtar, marrë parasysh të kaluarën e mirë të palëve e mësohet se edhe Prishtina është e interesuar për shërbimet e tij.
30 vjeçari në katër vitet e fundit ka qenë rregullisht pjesë e basketbollit kosovar, derisa ka të fituar edhe shumë trofe me Pejës e sidomos me Yllin.
Lini një Përgjigje