Sot pata kënaqësinë të takoj një grup njerëzish të mrekullueshëm

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, sot ka takuar personat me Aftësi të Kufizuara, në Suharekë në kader të shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”.

Sot pata kënaqësinë të takoj një grup njerëzish të mrekullueshëm në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, në Suharekë.

Takimet me ta janë çdoherë frymëzuese e kujdesi dhe respekti për ta duhet të na udhëheqë në krijimin e një shoqërie që pranon dhe inkurajon diversitetin. Nëse shpirti dhe guximi i tyre nuk janë frymëzim, atëherë çfarë është?

Aftësitë e tyre shfaqen në mënyra të mrekullueshme dhe është koha që t’i respektojmë, inkurajojmë dhe integrojmë në shoqërinë tonë, duke ua krijuar kushtet e duhura dhe trajtimin e kujdesin e duhur.