Naim Murseli është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli, së bashku me një person tjetër që dyshohet ta ketë paguar.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për mediet se aksioni i policisë është duke u zhvilluar në Gjakovë.
Koha raporton se autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Murseli.
Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë mes vete.
“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë“, tha ajo.
Paparaci merr vesh se policia e Kosovës ka gjetur armën e vrasjes dhe veturën dhe të gjitha janë siguruar me kamera të sigurisë të vendosura nga policia në lagje në vende të fshehta.
Edhe komunikimi i fundit në telefonin e Naim Murselit, para vrasjes, ishte pikërisht me të arrestuarin G.P.
Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Bërnicë të Prishtinës. Sipas informacioneve të para, Naim Murseli e kishte përshkruar rastin si grabitje që eskaloi në përdorim armësh.
Lini një Përgjigje