Sot Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë të dyshuarit për grabitjen në “Diakos” dhe plagosjen e policit nga Suhareka në këtë aksion.
Në lagjen “Arbëri” (ish-Dragodan) në Prishtinë ata janë lokalizuar dhe gjatë aksionit të policisë, ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi, teksa në arrati është vllau i tij Korab Gashi.
Të arrestuar në aksion janë të dyshuarit Bujar Basha dhe Leotrim Cakollin.
Policia ka thënë kështu për mbarvatjen e operacionit: Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor.
Lini një Përgjigje