Lidhja Demokratike e Kosovës në Therandë, dënon fuqishëm plaçkitjen në Argjendarinë “Diakos 2”

Lidhja Demokratike e Kosovës në Therandë, dënon fuqishëm plaçkitjen në Argjendarinë “Diakos 2” – nga katër banditë të armatosur me armë të gjata – e njëherit dënon sulmet ndaj pjestarëve të Policisë së Kosovës, ku të plagosur mbetën dy prej tyre.

Policëve të plagosur në detyrë i urojmë shërim të shpejtë.

LDK në Therandë, fton urgjentisht organet e drejtësisë që të trajtojë me prioritet të lartë këtë rast e kriminelët të sillen para drejtësisë. Poashtu, LDK kërkon prej institucioneve të sigurisë që të ndërmirren të gjitha hapat e nevojshëm që qytetarëve tanë tu sigurojnë një ambient të qetë për të vazhduar jetën normalisht.