Sot Kryeministri Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e punëtorëve të fabrikës “Ballkani” nga Suhareka, Sali Bytyqi, Elez Haxhiolli dhe Ali Biniqi.
Punëtorët e dikurshëm të fabrikës së njohur “Ballkani” falënderuan Kryeministrin për pritjen dhe përkushtimin e Qeverisë ndaj realizimit të së drejtës së punëtorëve për kompensimin financiar që iu takon sipas ligjit me rastin e privatizimit të ndërmarrjes.
Lini një Përgjigje