LDK: Takimet me struktura dhe qytetarë po vazhdojnë çdo ditë

Në Sallagrazhdë diskutuam për shumë tema të rëndësishme, nga organizimi i konventës e deri te shqetësimet e qytetarëve të fshatit lidhur me projektet qeverisë komunale të cilat si zakonisht po kryhen pa planifikim e me cilësi shumë të dobët.

Banorët e Sallagrazhdës u shprehen të indinjuar lidhur me neglizhencën që qeveria komunale u ka bërë kërkesave të tyre, që kishin të bënin me investimet kapitale në fshat.

Pa dyshim që është edhe humbje kohe edhe injorim, të ftohen banorët e fshatit për t’i dëgjuar kërkesat e tyre dhe të mos merret parasysh as edhe një kërkesë e tyre për investimet kapitale në projekt buxhetin e vitit 2024.

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Therandë me qëllim që t’i adresojë të gjitha shqetësimete banorëve lidhur me qeverisjen lokale, po i përcjell me vëmendje të shtuar të gjitha shkeljet dhe parregullësitë që po ushtron qeverisja aktuale komunale.