Drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolyne Siganda, me të cilën ka biseduar për gjendjen e arsimit në Komunen e Suharekës.
Drejtori Bajselmani ka falënderuar znj. Siganda për angazhimin e vullnetarëve të Korpusit dhe kontributin e tyre të dhënë ndër vite në avancimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor në shkolla, me theks të veçantë të mësimit të gjuhës angleze.
Në takim ishte edhe Kryetari i komunës Bali Muharremaj ku ky i fundit theksoi gatishmërinë e ti dhe të Komunës së Suharekës për të thelluar bashkëpunimin meqë vlerësoi se, ky bashkëpunim ka dhënë rezultate jashtëzakonisht të mira deri më tani.
Drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolyne Siganda, u prit në ambientet e Shkolles Fillore “Destan Bajraktari” në Suharekë.
Lini një Përgjigje