Kurti bashkë me gruan e tij mysafirë të Macronit në Pallatin Elysee

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar në Forumin e Paqes në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte Macron, janë ftuar në edicionin e gjashtë të Forumit të Paqes në Paris.

Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të presidentit francez Macron dhe zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti

Kurti, në llogarinë e tij në Facebook, i ka shpërndarë disa foto të kësaj vizite në Francë.

Me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Të shtunën më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.