Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj dhe nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, kanë pritur sot në Komunë z. Noel Bauer drejtor për demokraci dhe qeverisje të USAID-it i cili shoqërohej edhe me bashkëpunëtorë të tij.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth programeve të përbashkëta të USAID-it dhe Komunës sonë, me theks të veçantë për disa nga Projektet që USAID-i ka ndihmuar Suharekën, siç janë: Kontratat Sociale, Qeverisja e Pronës, Integriteti i Komunave e shumë e shumë tjera përmes së cilave po përmirësohet dukshëm qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi me qytetarë.
Kryetari Muharremaj gjatë këtij takimi e ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e dhënë dhe është shprehur i gatshëm që këtë bashkëpunim ta vazhdojë edhe në të ardhmen.
Delegacioni nga USAID-i më pastaj është njoftuar edhe me të gjitha aktivitetet që janë kryer, me sukseset e arritura dhe me punën e mirë që po bëhet falë mbështetjes dhe përkrahjes së Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje (USAID)
Lini një Përgjigje