Takim mobilizues i kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë

Në kuadër të aktiviteteve për organizim të Kuvendit të X-tê Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe të organizimit të Konventës programore “Rruga e Re”, në selinë e LDK-së në Suharekë është organizuar një takim mobilizues për ta kthyer datën e 19 nëntorit në festë për LDK-në dhe anëtarësinë e saj.

Dega jonë, me qëllim të përgatitjeve sa më të mira për këtë kuvend ka formuar komisionet përkatëse që do të merren në detaje me këtë organizim.

Me këtë rast, i ftojmë të gjithë anëtarët e LDK-së që të bëhen pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme për LDK-në. Përmes komisionit përkatës do të ju njoftojmë me kohë për agjendën dhe mundësinë e pjesëmarrjes tuaj në këtë festë.