Ekipet shëndetësore në Suharekë po vazhdojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore edhe në terren, duke realizuar vaksinimin në shtëpitë e personave të vetmuar dhe qytetarëve që, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, nuk kanë mundësi të paraqiten në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).


Ky shërbim ka për qëllim që vaksinimi dhe kujdesi shëndetësor të jenë të qasshme për të gjithë qytetarët, pa dallim, duke u ofruar mbështetje edhe atyre që kanë më së shumti nevojë.
Përmes këtij angazhimi, ekipet shëndetësore dëshmojnë përkushtim dhe përgjegjësi në ofrimin e shërbimeve mjekësore, duke e sjellë kujdesin shëndetësor drejtpërdrejt në shtëpitë e qytetarëve.
Njëkohësisht, vlerësohet puna, profesionalizmi dhe humanizmi i ekipeve shëndetësore që vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve.














Lini një Përgjigje