Triumfi i djeshëm 1-0 ndaj Shamrock Rovers nuk ishte vetëm një hap drejt fazës play-off të Ligës së Konferencës, por edhe një tjetër dëshmi se FC Ballkani po shkruan historinë e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Me këtë fitore, kampioni nga Suhareka e ka çuar në 23.50 pikë kontributin e tij në koeficientin evropian të Kosovës për pesë sezonet e fundit (2021/22 – 2025/26), duke e ruajtur me epërsi të madhe pozitën e liderit absolut në këtë renditje.
FC Ballkani jo vetëm që udhëheq në pikë, por është bërë sinonim i suksesit, stabilitetit dhe vazhdimësisë në garat evropiane. Nga debutimi i tyre historik në Evropë e deri tek suksesi aktual, “Xhebrailat” kanë vendosur standarde të reja dhe kanë rritur imazhin e futbollit kosovar në hartën e UEFA-s.
Me hapa të sigurt, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja po synon të sigurojë një tjetër kualifikim në fazat e grupeve, duke e bërë sezonin jubilar edhe më të paharrueshëm për tifozët verdhekuq.
Ballkani – krenaria e Kosovës në Evropë!

Lini një Përgjigje