Një tjetër sukses i bukur i një të riu nga treva e Suharekës po shënohet në arenën sportive ndërkombëtare. Princ Kushtrim Bytyçi nga fshati Semetisht ka arritur të renditet në vendin e dytë në Zvicër, duke u shpallur nënkampion për vitin 2026.


Sipas njoftimit të familjarëve, Federata e Zvicrës ka shpallur më të mirët e vitit 2026, ndërsa Princ Bytyçi, pavarësisht se ka vetëm 11 vjet dhe ka vetëm 18 muaj që merr pjesë në garat elitare, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm.
Me përkushtim, punë dhe vullnet të madh, ai ka garuar në çdo sfidë, duke përfaqësuar me krenari veten, familjen, fshatin Semetisht dhe Kosovën.
Ky sukses dëshmon për talentin dhe potencialin e madh të kampionit të ri, i cili po ndërton një rrugëtim premtues në sport.
Urime Princ Bytyçit për këtë arritje të madhe! I dëshirojmë shëndet, suksese të reja dhe shumë trofe në garat e ardhshme. Krenaria e Semetishtit dhe Kosovës!
















Lini një Përgjigje