Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka inspektuar sot punimet në projektin e ndërtimit të sallës sportive në fshatin Peqan, ku tashmë kanë filluar punimet për realizimin e këtij projekti.
Gjatë vizitës në vendpunishte, Muharremaj, së bashku me inxhinierin dhe përfaqësuesit e kompanisë punëkryese, është njoftuar nga afër me ecurinë e punimeve dhe dinamikën e realizimit të projektit.
Me këtë rast, është bërë e ditur se punimet po zhvillohen sipas planit dinamik dhe se salla sportive pritet të përfundojë brenda afateve të përcaktuara.
Ndërtimi i kësaj salle sportive do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe për të rinjtë e banorët e fshatit Peqan.
Për më shumë detaje rreth këtij projekti, ndiqeni videon!














Lini një Përgjigje