Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, z. Remzi Bajselmani, ka njoftuar se edhe Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Dituria” në Samadraxhë së shpejti do të ketë objekt të ri shkollor dhe sallë sportive.

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Arsimit ka zhvilluar një vizitë në vendpunishte, ku nga afër ka parë ecurinë e punimeve për ndërtimin e këtij projekti.
Ai ka theksuar se punimet po realizohen sipas planit dhe dinamikës së paraparë, ndërsa shumë shpejt nxënësit e këtij fshati do të kenë në dispozicion kushte moderne për mësim dhe aktivitete sportive.
Ndërtimi i objektit të ri shkollor dhe i sallës sportive paraqet një investim të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të arsimit dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Samadraxhë.



















Lini një Përgjigje