Sot, në Komunën e Suharekës, është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, me një pikë të vetme të rendit të ditës, që kishte të bënte me shqyrtimin dhe miratimin e bartjes së mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e pagave dhe mëditjeve në kategorinë e pagave dhe mëditjeve.
Gjatë seancës, kjo çështje u diskutua nga përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës, të cilët paraqitën qëndrimet dhe vlerësimet e tyre lidhur me bartjen e mjeteve financiare.
Po ashtu, para anëtarëve të Kuvendit u prezantuan edhe raportet financiare lidhur me gjendjen dhe shfrytëzimin e këtyre mjeteve.
Pas diskutimeve, pika e vetme e rendit të ditës u hodh në votim dhe u miratua unanimisht nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Suharekës.














Lini një Përgjigje