NPL “EKO-THERANDA” SH.A. ka intensifikuar aktivitetet e mirëmbajtjes dhe pastrimit gjatë muajit nëntor, duke zgjeruar shërbimet edhe në disa fshatra të Komunës së Suharekës.
Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, përveç mirëmbajtjes së hapësirave publike në qytetin e Suharekës, ekipet kanë realizuar punë edhe në fshatrat Topliqan, Leshan, Tërrnje dhe Samadraxhë.
Po ashtu, është realizuar pastrimi i rrugës Shirokë–Mushtisht, ndërsa në bashkëpunim me banorët e fshatit Maqitevë është bërë edhe transportimi i mbeturinave të grumbulluara.
Nga NPL “EKO-THERANDA” bëhet e ditur se rritja e kapaciteteve operative dhe angazhimi i stafit, së bashku me pajisjet në dispozicion, kanë mundësuar zgjerimin e aktiviteteve në terren.
Ndërmarrja ka theksuar se do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve, me synimin për të përmirësuar mirëmbajtjen dhe pastërtinë në të gjitha pjesët e komunës.






















Lini një Përgjigje