Bekim Pirku pensionohet nga Ushtria e Kosovës, vlerësohet kontributi i tij në shërbim të vendit

Daut Hardinja, së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë vizituar familjen e Bekim Pirkut në Bllacë të Suharekës, me rastin e pensionimit të tij nga shërbimi në Ushtrinë e Kosovës.

Përmes një postimi, Hardinja ka vlerësuar lart rrugëtimin jetësor dhe kontributin e Bekim Pirkut në shërbim të atdheut, duke theksuar se ai vjen nga një familje atdhetare dhe se gjatë jetës së tij i shërbeu vendit në periudha të rëndësishme historike.

Bekim Pirku ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa pas përfundimit të luftës vazhdoi shërbimin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe më pas në Ushtrinë e Kosovës, ku shërbeu me nder dhe përkushtim.

Hardinja ka shprehur mirënjohje edhe për mikpritjen dhe bujarinë e familjes Pirku, duke e cilësuar këtë vizitë si një moment të veçantë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tij në shërbim të vendit.