Ka filluar realizimi i një projekti në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Duhël, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore për banorët e kësaj ane.
Projekti synon të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më cilësore për banorët e Duhlës dhe fshatrave përreth që marrin shërbime në këtë qendër.
Në realizimin e këtij projekti, mbështetje dhe bashkëpunim kanë ofruar AQH-ja dhe Kuvendi Komunal, të cilët janë falënderuar për kontributin e tyre në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.
Realizimi i këtij projekti paraqet një hap drejt përmirësimit të kushteve në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor dhe ofrimit të shërbimeve më të mira për komunitetin.





















Lini një Përgjigje