Një projekt i ri filmik po merr jetë në Suharekë, duke sjellë në ekran histori, traditë dhe emocione të lidhura me jetën dhe kulturën vendore.
Nga fshati Mushtisht po nis realizimi i një seriali të ri nga produksioni Eclipse Media Production, me pronar Kastriot Ramadani dhe producente Liridona Ramadani.
Seriali synon të sjellë para publikut histori të krijuara në vend, duke përfshirë edhe aktorë vendorë dhe ambiente nga Suhareka.
Projekti paraqet një hap të ri për skenën kulturore dhe filmike lokale, duke dëshmuar se edhe nga Suhareka mund të lindin produksione që synojnë të arrijnë një audiencë më të gjerë.
Nga Mushtishti drejt ekranit – një histori e re po nis në Suharekë.

















Lini një Përgjigje