Wikipedia ndryshon përshkrimin e Hashim Thaçit pas reagimeve

Wikipedia ka ndryshuar përshkrimin hyrës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas reagimeve që kishte shkaktuar formulimi i mëparshëm në Kosovë.

Në pjesën hyrëse të biografisë nuk figuron më cilësimi “kriminel lufte i dënuar”. Thaçi tash prezantohet si “politikan kosovar”, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij trajtohet më poshtë në biografi.

Për ndryshimin ka shkruar edhe profesori i UBT-së, Blerton Abazi, i cili kishte ngritur më herët këtë çështje. Ai njoftoi se pjesa hyrëse e tekstit ishte ndryshuar, ndërsa poshtë ishte shtuar shpjegimi për procesin gjyqësor.

“Pjesa ballore e tekstit u ndryshua, ndërsa poshtë është shtuar shpjegimi i gjithë procesit”, ka shkruar Abazi.