Komiteti për Komunitete (KK) ka mbajtur sot takimin e dytë për këtë vit, në të cilin janë shqyrtuar dhe diskutuar disa pika me rëndësi për funksionimin institucional dhe organizimin e strukturave komunale.
Në këtë mbledhje, anëtarët fillimisht miratuan procesverbalin nga takimi i kaluar, ndërsa më pas shqyrtuan projekt-vendimin për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Po ashtu, në rend dite ishin edhe disa projekt-vendime për formimin e komisioneve të ndryshme komunale, përfshirë:
- Komisionin për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës;
- Komisionin për shqyrtimin e ankesave;
- Komisionin komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”;
- Komisionin komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko-Regjioni”.
Në pikën “Të ndryshme”, anëtarët diskutuan edhe çështje të tjera me interes.
Për të gjitha pikat e rendit të ditës u zhvillua diskutim dhe u dhanë sqarimet përkatëse, ndërsa më pas ato u miratuan për t’u proceduar për shqyrtim dhe vendimmarrje në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

















Lini një Përgjigje