Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar një marrëveshje partneriteti me gjigantin ndërkombëtar të pajisjeve sportive, Adidas, i cili do të jetë partneri zyrtar i ekipeve kombëtare të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë punimeve të Kuvendit të FFK-së. Ai bëri të ditur se që nga ky vit, të gjitha ekipet kombëtare të Kosovës do të vishen me dresat e Adidas-it.
Duke folur për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, Ademi u shpreh optimist se bashkëpunimi me Adidas-in do të kontribuojë në rritjen e imazhit dhe profesionalizmit të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
“Shpresoj që me këto dresa të arrijmë të prezantohemi edhe në Amerikë”, deklaroi Ademi, duke iu referuar synimit për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.
Marrëveshja me Adidas-in konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe afirmimin e futbollit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

















Lini një Përgjigje