FC Ballkani ka zyrtarizuar afrimin e Ebrima Gaye, i cili është përforcimi më i ri i repartit ofensiv.
Sulmuesi nga Gambia vjen nga klubi BST Galaxy, ku ka treguar formë të mirë gjatë këtij sezoni.
Gaye posedon edhe përvojë ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e kombëtares së Gambisë, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Senegal, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë transferim, Ballkani synon të rrisë konkurrencën dhe forcën në fazën sulmuese për vazhdimësinë e sezonit.


















Lini një Përgjigje