Në ambientet e Komunës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij organi dhe zgjedhjes së strukturës udhëheqëse për mandatin e ri.
Takimi u hap nga Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Remzi Bajselmani, i cili përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e funksionalizimit të Këshillit të Prindërve si organ përfaqësues i prindërve në nivel komunal. Ai vuri në pah rolin kyç të këtij këshilli në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollës, prindërve dhe komunës, si dhe në mbështetjen e procesit edukativo-arsimor.
Pas miratimit të rendit të ditës, u procedua me pikën kryesore të takimit – zgjedhjen e strukturës udhëheqëse të Këshillit të Prindërve. Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë demokratike dhe transparente, përmes propozimeve nga të pranishmit dhe votimit të hapur.
Pas përfundimit të procesit të votimit, u zgjodh kjo përbërje e Këshillit të Prindërve në nivel komunal:
- Kryetar: Shpëtim Selimi
- Nënkryetar I: Valmir Fetiu
- Nënkryetar II: Shpresa Bytyqi
- Sekretar: Arsim Gashi
- Anëtarë: Leonora Berisha, Ismet Zyba, Drizana Elshani
Të zgjedhurit falënderuan për besimin e dhënë dhe u zotuan për bashkëpunim të ngushtë me shkollat, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe prindërit, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsim.
Takimi u përmbyll me konkluzionin se Këshilli i Prindërve do të jetë aktiv dhe funksional në adresimin e çështjeve me interes për nxënësit dhe prindërit në nivel komunal.


















Lini një Përgjigje