Asambleja Komunale e Suharekës ka miratuar sot buxhetin për vitin 2026. Vendimi është marrë gjatë seancës së dytë të rregullt të Asamblesë Komunale, ku në rend dite ishte edhe pika për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
Buxheti për vitin 2026 u miratua me 15 vota pro, 11 kundër dhe 4 abstenime, pas diskutimeve të zhvilluara ndërmjet anëtarëve të asamblesë.
Gjatë seancës, grupet opozitare të subjekteve politike shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me parashikimet buxhetore për këtë vit, duke ngritur shqetësime për shpërndarjen e mjeteve dhe prioritetet e planifikuara.
Pavarësisht kundërshtimeve, shumica e asamblistëve votuan pro miratimit të buxhetit, duke i hapur rrugë zbatimit të projekteve dhe planeve të parapara për vitin 2026 në Komunën e Suharekës.

















Lini një Përgjigje