Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet MKRS-së dhe FBK-së, si dhe për përkrahjen institucionale që ministria ofron për zhvillimin e basketbollit në vend.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ngjarje kjo ndërkombëtare ku MKRS pritet të investojë në infrastrukturën sportive për përgatitjen e këtij eventi madhor.
Vizita e Garbajosës vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me institucionet ndërkombëtare të basketbollit dhe në avancimin e projekteve të përbashkëta për zhvillimin e sportit në vend.

















Lini një Përgjigje