Bali Muharremaj bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Suharekës dhe njëherësh kandidati për kryetar nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Gjatë këtij homazhi, Muharremaj nderoi kujtimin e dëshmorëve Xhemshir Xhemshiri, Murat Kokollari, Hafir Elshani, Burim Elshani dhe Zymer Buzhala.

Në fjalën e tij, Muharremaj theksoi se dëshmorët janë udhërrëfyes për lirinë e vendit, duke shtuar se kujtimi i tyre do të mbetet i përjetshëm.“Dëshmorët janë udhërrëfyesi për lirinë e vendit.

Sot i nderuam dhe i kujtuam dëshmorët Xhemshir Xhemshiri, Murat Kokollari, Hafir Elshani, Burim Elshani dhe Zymer Buzhala. Lavdi e përjetshme,” – tha ai.