Kryetari i Komunës së Suharekës, njëherit edhe kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Bali Muharremaj, sot ka mbikëqyrur punimet e kanalizimit në fshatin Sallagrazhd.
Në shumë fshatra të komunës tashmë ka filluar shtrimi i kanalizimit të ri, si dhe riparimi i atij ekzistues. Me këtë rast, kryetari Muharremaj theksoi:
“Ne do të vazhdojmë me shtrimin e kanalizimit nëpër fshatra, por edhe me riparimin e atij ekzistues. Suhareka dita-ditës po kompletohet me infrastrukturën e domosdoshme, siç është edhe kanalizimi.”
Punimet nga Sallagrazhda do të vazhdojnë edhe në fshatrat tjera, duke shtuar dhe përmirësuar rrjetin e kanalizimit në gjithë komunën.

















Lini një Përgjigje