Kryetari Muharremaj në Zvicër: pjesëmarrje në hapjen e showroom-it dhe në ndeshjen Kosovë–Zvicër /

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po zhvillon një vizitë në Hunzenschwil të Kantonit Aargau Zvicrës, ku sot mori pjesë në hapjen e showroom-it të biznesmenëve të suksesshëm nga fshati Peqan, vëllezërit Bytyqi.

Ata veprojnë përmes kompanisë “Aperio AG”, me seli në Hunzenschwil të Kantonit Aargau, e cila tashmë ka arritur suksese të mëdha në tregun zviceran.

Me këtë rast, kryetari Muharremaj u shpreh:

“Qytetarët e Suharekës, kudo janë të suksesshëm. Janë të rinjtë nga Peqani, që me biznesin ‘Aperio AG’ po bëjnë punë të jashtëzakonshme. Punë të mbarë!”

Gjithashtu, gjatë vizitës së tij në Zvicër, kryetari Muharremaj do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjen miqësore që zhvillohet sonte ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës. Në një fotografi të publikuar nga stadiumi, shihet përkrah kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe deputetit dhe njëherësh kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.