Takim për prezantimin e projekt-buxhetit 2026 në Suharekë /

Sot, nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Bexhet Kuqi, u mbajt takim me shefat e grupeve të asamblesë dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Në këtë takim u prezantua projekt-buxheti për vitin 2026, ku u diskutuan në detaje prioritetet kryesore buxhetore dhe planifikimet e investimeve për vitin e ardhshëm. Diskutimet u përqendruan në hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës dhe transparent, që adreson nevojat e qytetarëve dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Projekt-buxheti i vitit 2026 pritet të dorëzohet për shqyrtim dhe miratim në Asamblenë Komunale, ku pas debatit dhe vendimmarrjes së përfaqësuesve të zgjedhur do të marrë formën përfundimtare.