Gazetarja sportive e njohur, Qeqa Krelani, është nderuar sot nga Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, me një mirënjohje të veçantë për kontributin e saj në promovimin e sportit dhe vlerave sportive.
Gjatë fjalës së saj, Krelani u shpreh thellësisht mirënjohëse për këtë vlerësim, duke theksuar se çmimin e ndan me të gjithë kolegët e saj gazetarë, me sportistët, si dhe me vajzat e gratë që guxojnë të thyejnë barrierat në fushën e gazetarisë sportive.
Ajo vlerësoi edhe rolin e kryetarit Muharremaj, të cilin e cilësoi si një lider që ka qëndruar gjithmonë pranë fuqizimit të femrës në këtë fushë. “Sporti dhe mediat sportive nuk kanë gjini – ato kanë vetëm pasion, punë dhe përkushtim”, theksoi Krelani.
Duke e lidhur këtë moment me sukseset historike të FC Ballkanit, ajo shtoi se Suhareka dhe gazetaria sportive në Kosovë po përjetojnë periudha të jashtëzakonshme, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e sportit.



















Lini një Përgjigje