PDK Suharekë prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale

Sot, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor.

Në njoftimin e bërë publik, PDK Suharekë thekson se lista përbëhet nga persona të përkushtuar, me integritet dhe me vullnet të madh për t’i shërbyer qytetarëve.
“Ne jemi një ekip që e duam Suharekën dhe besojmë fuqishëm në potencialin e saj. Na priftë e mbara,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e degës së PDK-së në Suharekë.

Ky prezantim shënon fillimin e fushatës zgjedhore për përfaqësim në Asamblenë Komunale, ku PDK synon të ofrojë vizion dhe ide të reja për zhvillimin e komunës.