Të rinjtë e Suharekës shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me aksion për pastrimin e shtigjeve të ecjes

Drejtoria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës në Komunën e Suharekës, e udhëhequr nga drejtoresha e Kulturës, Albulena Kokollari, ka shënuar sot, më 12 gusht, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aktivitet simbolik dhe me shumë domethënie, pastrimin e shtigjeve të ecjes.

Në këtë iniciativë morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, të rinj nga Suhareka si dhe përfaqësues të kompanisë “Eko Theranda”

.Drejtoresha Kokollari theksoi se kjo ditë është e veçantë për të gjithë të rinjtë, pasi simbolizon forcën, dinjitetin dhe potencialin e tyre.

Bashkë me të rinjtë tanë morëm këtë nismë për të pastruar shtigjet dhe për të ndërgjegjësuar të gjithë që ta duan natyrën dhe ta ruajnë ambientin.

Vetëm kështu mund të kemi një hapësirë të pastër e të shëndetshme për të gjithë,” u shpreh ajo.Shënimi i kësaj dite në Suharekë do të vazhdojë edhe me aktivitete të tjera kushtuar rinisë.