Suhareka po hyn në fushatën zgjedhore me kandidatura që kombinojnë përvojën profesionale dhe angazhimin qytetar.
Lirim Qatani nga fshati Duhël dhe Shkëlqim Ramaj nga fshati Reqan, kanë shpallur kandidaturën e tyre për Asamblenë Komunale, secili me një histori dhe vizion të veçantë për të ardhmen e komunës.
Lirim Qatani është profesionist i shëndetësisë, i cili për vite me radhë ka menaxhuar me përkushtim Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. Me profesionalizëm dhe kujdes ndaj pacientëve, ai ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve. Në moshë të re, Qatani ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këto zgjedhje, ai kandidon për mandatin e tretë në Asamble.
Shkëlqim Ramaj, i shkolluar në Universitetin e Prishtinës, Dega Shkenca Politike, vjen nga fshati Reqan dhe është i njohur për angazhimin e tij si aktivist rinor në shumë drejtime. Me vite të tëra pune me të rinjtë, Ramaj ka synuar gjithmonë fuqizimin e brezit të ri dhe zhvillimin e vendlindjes. Ai beson se të rinjtë janë forca më e madhe e ndryshimit dhe synon të sjellë ide të reja për aktivitete rinore dhe mbështetje të vazhdueshme për ta.
Dy kandidatët ndajnë të njëjtin qëllim: të kontribuojnë në zhvillimin e Suharekës dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve në Asamblenë Komunale.


Lini një Përgjigje