Ermond Obrazhda, zëri i shpirtit që frymëzon përtej pamjes fizike

Ermond Obrazhda nuk sheh me sytë tanë, por sheh me zemër. Dhe ajo që na sjell përmes librit të tij “Nuk na mungon asgjë”, është më shumë se një vepër letrare është një pasuri shpirtërore që nuk matet me fjalë.

Kryetari i Komunës së Suharekës pati nderin ta nderojë me mirënjohje, jo vetëm për guximin që ka treguar duke shkruar këtë libër të veçantë, por edhe për forcën e jashtëzakonshme që ka për të frymëzuar të gjithë ne.

Ky gjest simbolik është një falënderim për një shpirt të madh që na mëson se asgjë nuk mungon kur kemi zemrën plot dashuri, guxim dhe vizion.