Qendra e Biznesit në Suharekë ka hapur ftesën zyrtare për të gjitha bizneset e interesuara që dëshirojnë të jenë pjesë e Panairit Ndërkombëtar AGRA 2025, i cili do të mbahet nga data 23 deri më 28 gusht 2025 në Gornja Radgona, Slloveni.
AGRA është një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Evropën Qendrore në fushën e bujqësisë, agro-biznesit, ushqimit dhe teknologjisë ushqimore, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim dhe promovim ndërkombëtar.
Bizneset pjesëmarrëse do të kenë mundësi të:
- Ekspozojnë produktet dhe inovacionet e tyre,
- Lidhin kontakte me kompani nga vende të ndryshme,
- Marrin pjesë në takime B2B me partnerë potencialë,
- Përfitojnë nga asistenca për organizim dhe pjesëmarrje.
Panairi do të përfshijë gjithashtu:
- Konkurse dhe degustacione vere,
- Prezantime të kuzhinës së larmishme,
- Çmime për cilësi dhe përfaqësim të denjë në nivel ndërkombëtar.
Për informata shtesë dhe regjistrim, kontaktoni në:
- Tel: 049 790 277
- Email: qbsuhareke@gmail.com

Lini një Përgjigje