Kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë, z. Refki Zogaj, është takuar me zëvendësambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, znj. Milena Radenkovic, me të cilën diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre sllovene.
Znj. Radenkovic vlerësoi lart angazhimin e bizneseve kosovare që po rrisin çdo ditë e më shumë bashkëpunimin me partnerët sllovenë, duke përmirësuar cilësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e marrëdhënieve të tyre afariste.
Nga ana tjetër, z. Zogaj siguroi përkrahjen e Qendrës së Biznesit në Suharekë në fuqizimin e këtyre lidhjeve ekonomike dhe theksoi rolin e veçantë që kjo qendër do të luajë në ndërlidhjen e partnerëve të interesuar.
Në takim u diskutua gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në Zonën Industriale në Shirokë si dhe në Zonen Ekonomike në Duhël e cila shum shpejt do të ndërtohet, të cilat u cilësuan si potencialisht ndër më të mirat dhe më produktivet në rajonin e Dukagjinit, e më gjerë në Kosovë.


















Lini një Përgjigje