Me një histori suksesi të dëshmuar në dy mandate si anëtare e Kuvendit Komunal dhe një përvojë udhëheqëse të konsoliduar si Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, znj. Besa Kuqi mbetet një ndër figurat më të vlerësuara dhe të mbështetura nga qytetarët e Suharekës.
Znj. Kuqi ka konfirmuar kandidaturën e saj për një mandat të ri në Asamblenë Komunale të Suharekës, duke hyrë në garë me një profil të ndërtuar mbi profesionalizëm, përkushtim dhe afërsi me qytetarët.
E formuar si psikologe klinike dhe aktualisht në përfundim të specializimit të saj, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në sektorin privat dhe publik. Përkushtimi i saj i palëkundur ndaj komunitetit dhe integriteti profesional e bëjnë atë një zë të rëndësishëm në politikën lokale.
Mbështetja e qytetarëve, puna e saj e palodhshme dhe rezultatet konkrete të arritura gjatë viteve janë tregues i qartë se znj. Besa Kuqi po ecën drejt një fitoreje të re në zgjedhjet e ardhshme lokale.

















Lini një Përgjigje