Pas zjarreve, Mushtishti përballet me erëra të forta – Kujdes në rrugën “Troisdorf”(Video)

Pas situatës së vështirë me zjarret, fshati Mushtisht po përballet edhe me erëra të forta që po shkaktojnë dëme në infrastrukturë. Si pasojë e erërave, një lis i madh është rrëzuar mbi telat elektrikë në rrugën “Troisdorf”, duke e bllokuar plotësisht qarkullimin.

Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sanimin e gjendjes dhe kthimin e sigurisë.

Kujdes dhe shmangni këtë rrugë deri në një njoftim tjetër!
Qytetarët luten të kenë kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike.