Dardan Berisha, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, përfaqëson një brez të ri të politikanëve, me energji, vizion të qartë dhe përvojë të konsoliduar në politikën lokale.
Edhe pse i ri në moshë, Dardan Berisha ka një karrierë të gjatë dhe të angazhuar brenda strukturave të PDK-së në Suharekë, ku ka ndërtuar një profil serioz politik dhe ka fituar respektin e komunitetit për qasjen e tij bashkëpunuese dhe konstruktive. Ai aktualisht ushtron funksionin e Kryetarit të Degës së PDK-së në Suharekë, pozitë të cilën e mban me mbështetje unanime nga strukturat lokale të partisë.
Gjatë viteve të fundit, Dardani është dalluar për angazhimin e tij në çështje kyçe që prekin zhvillimin ekonomik lokal, përkrahjen e të rinjve, dhe përmirësimin e shërbimeve publike në nivel komune. Ai përfaqëson një kombinim të vlerave tradicionale të PDK-së me vizionin modern për qeverisje transparente, efikase dhe të orientuar kah qytetari.
Me një komunikim të afërt me qytetarët dhe një qasje përfaqësuese ndaj problemeve të tyre, Dardan Berisha hyn në garën për të udhëhequr Komunën e Suharekës me një platformë zhvillimore gjithëpërfshirëse, e ndërtuar mbi përvojën dhe besimin që ka krijuar ndër vite.

















Lini një Përgjigje