Deputetët janë mbledhur sot për të 47-n herë në përpjekje për të proceduar me votimin.
Por, edhe këtë herë, seanca ka dështuar.
Në Kuvend po bëhet përpjekje fillimisht të formohet komisioni për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, të cilin po e kundërshtojnë partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së në shenjë proteste në disa seanca të fundit kanë mbajtur fjalime nga foltorja e Kuvendit pas përfundimit të seancës konstituive.
Lëvizja Vetëvendosje për disa herë nuk ka mundur të sigurojë votat për kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. Ndërsa, partitë e tjera e kanë kundërshtuar këtë propozim dhe kanë kërkuar që LVV ta ndërrojë emrin e kandidatit.
Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Lini një Përgjigje