Ndërmarrja komunale Eko–Theranda po dëshmon çdo ditë e më shumë se është një prej faktorëve kyç në mirëmbajtjen e ambientit të pastër dhe të shëndetshëm në Komunën e Suharekës.
Pavarësisht kohës së shkurtër që nga themelimi, kjo ndërmarrje ka arritur të japë rezultate të dukshme në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike – si në qytet, ashtu edhe në fshatra.
Gjatë ditëve të fundit, Eko–Theranda ka kryer pastrimin e disa akseve rrugore që shpijnë në fshatrat e komunës, por njëkohësisht nuk ka lënë anash as qytetin. Janë ujitur dhe mirëmbajtur hapësirat gjelbëruese brenda qytetit, ndërsa sot, ekipet e kësaj ndërmarrjeje janë duke punuar në pastrimin e të gjithë zonës së gjelbër në Zonën Industriale të Shirokës.
Kjo dëshmon se Eko–Theranda, si një ndërmarrje 100% komunale, është plotësisht e përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore dhe për të kontribuar në një mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët e Suharekës.
Respekt dhe falënderim për punën e palodhshme të punëtorëve të Eko–Theranda!






















Lini një Përgjigje