Në komunën e Suharekës, 550 maturantë iu nënshtruan provimit shtetëror të maturës për vitin shkollor 2024/2025, i cili u mbajt më 21 qershor 2025.
Testi u organizua në tri qendra testimi: Qendra 1 – Gjimnazi “Jeta e Re”, Qendra 2 – SHFMU “7 Marsi”, dhe Qendra 3 që përfshinte dy lokacione të Institutit për Arsim dhe Aftësim Profesional (IAAP) “Skender Luarasi” dhe IAAP “Abdyl Ramaj” në Shirokë.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka pranuar rezultatet dhe pas analizave ka bërë të ditur se niveli i kalueshmërisë për këtë vit është 63%. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rënje të lehtë prej 1.19%.
Drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, uroi të gjithë nxënësit që kaluan me sukses këtë etapë të rëndësishme të arsimit, duke theksuar se rezultatet janë dëshmi e përkushtimit të nxënësve, mësimdhënësve dhe institucioneve arsimore në komunën e Suharekës.
Lini një Përgjigje