Pas një pune të palodhshme, përkushtimit të madh dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm ndër vite, Klubi i Volejbollit për Femra “GJINOCI” ka arritur të kurorëzohet me titullin kampion në kategorinë U21.
Ky sukses madhështor nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e çmuar të sponsorit tonë gjeneral EUROING, të cilët na kanë mbështetur me përkushtim dhe besim në rrugëtimin tonë drejt majave të suksesit.
Faleminderit lojtareve, trajnerëve, stafit teknik, tifozëve dhe të gjithë atyre që qëndruan pranë nesh në çdo hap të kësaj rruge.
Së bashku për fitore të reja.
Lini një Përgjigje