Mbrëmë, rreth orës 00:25, në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë, Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar një veturë të cilën po e drejtonte 20-vjeçari E.T.
Në bazë të dyshimeve, Policia ka kryer kontrollin e automjetit dhe të dyshuarit.
Policia e Kosoves, raporton se të njëjtit, gjatë kontrollit, nën ulësen e shoferit i janë gjetur dhe sekuestruar, dy pako me rizlla, një grinder, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, që dyshohet se ishte për përdorim personal.
Lidhur me rastin janë përfshirë edhe hetuesit e Njësisë për Hetimin e Narkotikëve (DHTN), ku pas intervistimit të të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Përgjithshme, është iniciuar rasti për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Lini një Përgjigje