Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” – Suharekë shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shqiptar Malaj

Mbrëmë, rreth orës 19:50, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Bëhet fjalë për Shqiptar Malaj, punëtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Suharekë. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” – Suharekë ka reaguar duke shprehur ngushëllime për familjen Malaj nga Mushtishti:

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të ish-punëtorit tonë të nderuar, Shqiptar Malaj.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve.
Bashkëndjejmë dhimbjen dhe lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.”